AKTUALITET, 15 Prill 2019, 10:43

Sekuestrohet kokainë me vlerë 10.3 milionë euro në Maltë, destinacion Shqipëria

Sekuestrohet kokainë me vlerë 10.3 milionë euro në


Një sasi kokaine me destinacion Shqipërinë është kapur në portin e Maltës.

Mediat vendase raportojnë se sekuestrimi i kokainës me vlerë 10.3 milionë euro është bërë nga Departamenti i doganës, teksa policia zbuloi në total 91.25 kg kokainë të fshehur brenda tre kontejnerëve në Freeport.

Sipas policisë, droga u zbulua teksa po skanoheshin kontejnerët. Pas dyshimeve të para, nisi aksioni me detaje dhe brenda tyre ishin maskuar pakot me kokainë.

Nga hetimi rezultoi se kontejneri i parë dhe i tretë kishin mbërritur në Maltë nga Amerika e Jugut dhe do të vazhdonin rrugën drejt Durrësit, në Shqipëri.

Ndërsa kontejneri i dytë, gjithashtu nga Amerika e Jugut, do të nisej drejt Selanikut të Greqisë.

Nga peshimi, doli se në kontejnerin e parë kishte 20 pako kokaine me peshe 24 kg në vlerë prej 2.7 milionë euro, në të dytin ishin 40 paketime me peshë 48 kg në vlerë 5.4 milionë euro.