AKTUALITET, 15 Prill 2019, 10:04

Protesta e 13 prillit, Basha: Populli i ka vënë kryqin bandës hajdute të Ramës/ VIDEO

Protesta e 13 prillit, Basha: Populli i ka vënë kryqin bandës


Kreu i PD-së Lulzim Basha pas protestës së 13 prillit ka deklaruar së fundmi se populli i ka vënë kryqin qeverisë Rama dhe sipas tij nuk do të ndalet.

“Ne e kemi bërë zgjedhjen: me njerëzit kundër një qeverie-bandë dhe kryehajdutit të saj që pasi i ka vjedhur dhe braktisur, tani i dhunon dhe i helmon ata!

Ky kryeminister hajdut është kapur duke vjedhur shqiptarët dhe duke blerë votat e tyre bashkë me krimin.

Kjo qeveri-bandë u vuri kryqin shtëpive të shqiptarëve, i ka vënë kryqin të ardhmes sonë europiane. Prandaj tani populli i ka vënë kryqin kësaj bande hajdute dhe nuk do të ndalet!”, shprehet ai.

Video e publikuar nga Basha: