AKTUALITET, 13 Prill 2021, 16:20

Përplasja me armë/ Policia blindon Mamurrasin, një grup i RENEA-s me autoblind, sekuestrohen pamjet e kamerave të sigurisë

Përplasja me armë/ Policia blindon Mamurrasin, një grup i RENEA-s

Një numër i madh efektivësh dhe një grup i RENEA-s kanë zbarkuar në qendër të Mamurrasit.

Policia po sekuestron pamjet e kamerave pranë vendit ku ndodhi përplasja mes grupit dhe individëve.

Pak më parë gjatë një përplasje të armatosur, ngelën të plagosur dy efektivë policie Ilir Zeka dhe Flamur Lleja, dhe Nikoll Vorfi.