AKTUALITET, 12 Janar 2020, 18:02

Përplasen dy makina pranë Lezhës, dyshohet për të plagosur

Përplasen dy makina pranë Lezhës, dyshohet për të

Regjistrohet aksidenti i rradhës, këtë herë pranë qytetit të Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur te mbikalimi pranë ishullit Lezhë dhe sipas raportimeve paraprake, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Raportoht se, nga aksidenti ka edhe të plagosur, të cilët janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Lezhës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Si pasojë e aksidentit, trafiku në autostradë është bllokuar për rreth 30 minuta.