AKTUALITET, 17 Shtator 2021, 21:25

I arrestuar si i dyshuar për vrasje/ Tenton vetëvrasjen në burgun e Peqinit, Bledar Selmanaj

I arrestuar si i dyshuar për vrasje/ Tenton vetëvrasjen në burgun

Ka tentuar të vetëvritet në ambientet e burgut të Peqinit Bledar Selmanaj i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e të riut Xhuljan Bullari pak kohë më parë në Vlorë. Gazeta Panorama shkruan se ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të premte rreth orës 19:00.

Sipas të njëjtave burime është dashur ndërhyrja në kohë e administratës së burgut që i shpëtoi jetën të Selmanajt që ndodhet në masën “arrest me burg”.

Selmanaj dyshohet si ekzekutori i 25-vjeçarit Xhuljan Bullari pas një mosmarrëveshjeje për motive të dobëta. Selmanaj kishte qenë edhe më herët në burg si grabitës serial.