AKTUALITET, 17 Shtator 2021, 21:21

Plagosen tre policë në Milot

Plagosen tre policë në Milot

Tre efektivë të policisë së Kukësit janë plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti.

Rreth orës 20:10 në aksin rrugor Milot-Morinë në afërsi të një karburanti një makinë me drejtues një 35-vjeçar me inicialet E.A., banues në Angli është përplasur me automjetin e policisë tip “Ford”.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur lehtë tre punonjës policie të Kukësit, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Mirditës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes