AKTUALITET, 10 Janar 2020, 10:41

DETAJE/ Trupi i pajetë i gjetur nga bariu ishte i ngrirë, kishte humbur kontaktet prej tre muajsh me familjen

DETAJE/ Trupi i pajetë i gjetur nga bariu ishte i ngrirë, kishte


Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e ndodhur në lumin e fshatit Maricaj në Memaliaj, ku një bari gjeti një trup të pajetë.

Sipas burimeve, personi i gjetur është Arben Stambolliu nga Fieri i moshës mbi 50 vjeç.

Sipas grupit hetimor i cili po punon për identifikimin, bëhet e ditur se trupi ka qenë i dalë në breg të lumit dhe deri tani nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e tij.

Viktima është endacak rrugësh dhe shpesh qarkullonte në drejtim të Greqisë.

Viktima që u gjet i mbytur nuk është nga zona e Tepelenës, por sipas dëshmisë së bariut që e gjeti dhe katër personave të tjerë nga fshatrat Maricaj dhe Kortëz, ai ishte parë shumë herë në zonë dhe mendohet se është nga zona e Fierit. Familjarët e tij janë thirrur për ta identifikuar.

Nga Fieri kishte tre muaj që kishte humb kontaktet me familjarët, ndërsa mësohet se ishte i divorcuar dhe se kishte bërë disa muaj burg.

Ai njihej si alkoolist, ndërsa në trup grupi hetimor i ka gjetur dokumentet e identifikimit dhe telefonin.