TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bashkia e Elbasanit vendosi të anulojë aktivitetet e parashikuar për “Ditën e Verës”, për shkak të koronavirusit. Pas konfirmimit të dy rasteve pozitiv me virusin Covid-19 në vendin tonë, qeveria vendosi të pezullojë aktivitetet publike.
Këtij vendimi i është bindur bashkia e Elbasanit, duke anuluar aktivitetet e parashikuara të zhvilloheshin gjatë datës 13 dhe 14 mars.
“Janë anuluar të gjitha festimet që ishin programuar për ditën e verës. Për shkak të zhvillimeve të fundit bashkia e Elbasanit ka vendosur të anulojë të gjithë aktivitetet e programuar për të shmangur përhapjen e koronavirusit,”-shkruan Ora News.