TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vetëm pak minuta ka zgjatur rinumërimi i votave për 11 kutitë e qarkut të Lezhës për kryetarin e Bashkisë. Mësohet se një votë e gabuar, i ishte hequr Eduard Ndocajt dhe i ishte shtuar Pjerin Ndreut. KQZ njofton se nuk janë konstatuar shkelje të tjera, përveç kësaj votës. .
Vendimi për hapjen e kutive u morr dje nga KQZ pasi u pranua ankimimi nga kandidati i Partisë Konservatore, Eduard Ndocaj që garoi përballë Pjerin Ndreut të Partisë Socialiste. Ky i fundit doli edhe fitimtar në këtë garë.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 30 qershorit, pati disa parregullësi, ku një ndër to ishte shifra e pjesëmarrësve. Në shumë KZAZ rezultonte se numëri i atyre që kishin votuar, me votat e vlefshme ishte më i vogël. Po sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe mandatin e kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj si dhe atë të Shkodrës, Valdrin Pjetri.