TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lira Koca, stilistja e njohur shqiptare ka përcjellë sot për në banesën e fundit djalin e saj, Xhino Koca.
29-vjeçar i infektuar me COVID-19 i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi”, ku ishte shtruar për të marrë trajtim mjekësor.
Rreth dy orë më parë Lira Koca ka ndarë në instastory, disa foto të djalit të saj, ndërsa në një prej tyre shkruan: “Parajsës iu shtua një ëngjëll i parakohshëm” Dhimbje dhe trishtim.
Ende nuk dihen arsyet që e kanë çuar të riun drejtë vetëvrasjes, për shkak se edhe vetë spitali Shefqet Ndroqi u shpreh në një deklaratë se ai ishte drejt shërimit nga sëmundja.
Xhino vinte nga një familje mjaft e njohur në Durrës. Ai ishte djali stilistes së VIP-ave, Lira Koça dhe kryetarit të Njësisë Administrative nr.2, Leonard Koça, si dhe nipi i humoristit të njohur Roland Koçës.
Në një intervistë disa ditë më parë mikesha e tij e ngushtë, Ingrid Kau tregon për një Xhino ndryshe nga ai që u përfytyrua pas lajmeve për vetëvrasjen e tij.
Ajo shprehet se Xhino ishte mjaft miqësor dhe aspak i mbyllur në vetvete. Por përgjatë ditëve të fundit ai kishte nisur të tregonte një sjellje më të distancuar me miqtë e tij, duke kthyer mesazhe më shkurt se zakonisht.
Sipas saj, sjellja e tij kohët e fundit mund të lidhet edhe me ankthin se nuk mbushej dot me frymë për shkak të Covid-19.
Ajo thotë se 29-vjeçari ishte shtruar në spital që prej të shtunës së kaluar, ndërsa testin për Covid-19, e kishte kryer edhe nëna e tij, e cila fatmirësisht kishte rezultuar negative.
