LIFESTYLE, 16 Shtator 2020, 14:30

E para u dogj, rivendoset statuja e Melania Trump në Slloveni

E para u dogj, rivendoset statuja e Melania Trump në Slloveni


Një statujë e re prej bronzi për Zonjën e Parë të SHBA Melania Trump është vendosur pranë qytetit të saj të lindjes në Slloveni.

Statuja zëvendëson një skulpturë prej druri të ngritur vitin e kaluar, e cila u dogj pak muaj më parë.

Disa e përshkruan origjinalin si një “turp” duke thënë se nuk dukej si zonja Trump.

Zonja Trump lindi në Novo Mesto në 1970 por u rrit në qytetin Sevnica, kur Sllovenia ishte pjesë e Jugosllavisë.

Statuja e re, e bërë prej bronzi dhe e zbuluar për publikun të martën dhe është një kopje e origjinalit.

“Ne jemi këtu sot sepse vendosëm përsëri një statujë të Melania në vendin ku ajo u dogj dhe për të përkujtuar statujën që u dogj”, tha artisti slloven Marko Vivoda.

Që nga zgjedhja e Presidentit të SHBA Donald Trump në 2016, turistët kanë ardhur në Sevnica për të mësuar më shumë rreth origjinës së Zonjës së Parë.