TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Juventus dhe Atalanta prodhuan një ndeshje të bukur mes tyre, por në fund morën një rezultat, që nuk i bën punë askujt. Dy skuadrat u ndanë në barazim 1-1 dhe lëshuan terren me kreun.
Ishte një ndeshje shumë e luftuar dhe e barabartë, si në mbajtjen e topit edhe në goditjet në portat kundërshtare, teksa Juventus kishte më shumë mundësi për të mbyllur ndeshjen.
Fillimisht Morata humbi një mundësi të artë, duke dalë huq në një tentativë për të goditur me thembër, teksa pak minuta më pas, saktësisht në të 29-tën Chiesa tundi rrejtën me një gol shumë të bukur nga jashtë zone.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Juventusit, por në të dytën Atalanta arriti të baraspeshojë shifrat. Freuler iu përgjigj golit të Juves me një rrjetë po aq madhështore sa e vendasve në minutën e 57. Katër minuta më pas ndodhi ajo, që rrallë e kemi parë: Ronaldo humbi penallti.
Chiesa e fitoi dhe portugezi e mori përsipër, por Gollini ia kuptoi krahun dhe arriti ta “thithë” sferën pa përfunduar në rrjetë. Mundësia për të mbyllur ndeshjen u shpërdorua dhe as nga Atalanta në pjesën e mbetur të lojës nuk kishte iniciativë të madhe për të shënuar. Kështu, të dy ekipet ndajnë nga një pikë.
Serie A, Java 12
Juventus-Atalanta 1-1
Shënues: Chiesa 29’/ Freuler 57’