TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ai i ka mbyllur me kohë punët me kombëtaren angleze dhe tani John Terry është thjesht një tifoz i zjarrtë i saj.
E tani ish-kapiteni i Chelsea-t po shijon disa ditë pushimi në Mykonos në krah të bashkëshortes së tij Toni.
Të martuar prej vitit 2007, Terry dhe Toni i kanë lënë tashmë pas ditët e vështira të marrëdhënies së tyre dhe prej vitesh shijojnë luksin që iu mundëson karriera fantastike që ka pasur ish-kapiteni i Anglisë.
Në fotot e postuara nga Toni në rrjetet sociale çifti duket më i lumtur se kurrë. E si të mos jesh i lumtur në Mykonos…
Mediat e huaja shkruajnë se Terry flitet se do të bashkohet me Derby County ku e pret ish-shoku i skuadrës Frank Lampard, tashmë trajner atje, por ka pasur oferta edhe nga Kina dhe Amerika.
