LIFESTYLE, 5 Qershor 2018, 10:31

Ermal Meta rrëfen emocionet: “Gjatë Sanremos, mendoja vetëm të mos zhgënjeja shqiptarët!”

Ermal Meta rrëfen emocionet: “Gjatë Sanremos, mendoja vetëm

Ermal Meta është këngëtari i parë shqiptar që është shpallur fitues i festivalit të Sanremos.

Kantautori shqiptar, u bë akoma më i dashur për publikun shqiptar pas performancës së tij në Eurovision, ku rrëmbeu vendin e pestë.

Meta ishte i ftuar sonte “Në kurthin e Piter Pan”, ku u pyet nga vogëlushët sesi e përshkruante eksperiencën e tij në Sanremo.

“Në Sanremo, ishte më e vështirë se vitin e kaluar. Pasi mora çmimin e kritikës ndjeja një përgjegjësi dyfish pasi më dukej së do të përfaqësoja të gjithë Shqipërinë dhe nuk doja t’i zhgënjeja. Kur mora çmimin, u mbusha me shumë krenari. Më parë shkruaja këngë për të tjerët dhe me quanin Ermal Meta. Kur nisa të këndoja, mediat shkruanin këngëtari italo-shqiptar Ermal Meta, tashmë ato vetëm shkruajnë shqiptari Ermal Meta dhe ndjehem krenar. Unë jam si një pemë, rrënjët i kam në Shqipëri dhe gjethet në Itali.” – tregoi Ermal Meta.

Kantautori rrëfeu se një copë të zemrës do e ketë gjithmonë në Shqipëri, sepse këtu jeton një pjesë e familjes.