TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lidhja e moderatores, Roza Lati me këngëtarin, Stine ka qenë një nga më të përfolurat në median rozë. Ajo ka rrëfyer se lidhja me Stinen ka qenë e para për të dhe e ka vuajtur shumë ndarjen e cila ndodhi pas 3 vitesh bashkë.
Stine krijoi një lidhje të re dashurie me partneren e tij Gracielën me të cilën bëri dhe një vajzë me emrin Estia.
Megjithatë duket se me Gracielën gjërat nuk shkuan siç duhet dhe vetë Stine, në dhjetor të vitit 2018 deklaroi ndarjen me bashkëshorten e tij. Këtë lajm artisti e dha përmes rrjetit social Instagram, ku postoi një fotografi të saj me anë të cilës tha se të ndarë do të jenë më mirë.
Ditën e sotme Roza Lati na la pa fjalë duke postuar video në historikun e Instagramit ku shihej nën shoqërinë e Stines në një nga klubet e natës në kryeqytet. Ajo e ka etiketuar këngëtarin në foto dhe ka theksuar mbishkrimin (shokë).
Risjellim në vëmendje se vetë moderatorja ka deklaruar që lidhja me Stinen ka qenë një nga lidhjet më të rëndësishme të jetës së saj dhe nuk ka qenë e lehtë për t’u harruar.
Roza nuk ka deklaruar asnjë lidhje publikisht që pas ndarjes me Stinen. Kjo bën që dyshimet se mund të ketë një rikthim mes tyre, të jenë të mëdha!
