TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Juristja Brizida Gjikondi, gjatë debatit në emisionin “360 gradë”, duke iu referuar Partisë Socialiste, deklaroi se shteti nuk është social, ashtu si filozofia e së majtës. Por, sipas saj në kohën e qeverisjës se PS-së, vrasjet në familje janë rritur në mënyrë progresive.
“Sipas filozofeve të së majtës dhe të së djathtës dihet që e majta është me sociale se e djathta. Por unë deri tani nuk kam parë që e djathta shqiptare të ketë filozofi të djathtë në funksionim e saj dhe nuk kam parë farë që e majta shqiptare, po flas për PS aktualisht, të ketë filozofi të majtë në programin dhe funksionimin e saj. Që kur ka ardhur kryeministër Rama është rritur numri i vrasjeve në familje, në mënyrë progresive. Në 2017 janë rritur, në 2018 më shumë, në 2019 më shumë. Kjo tregon që vetëm shtet social nuk është”, u shpreh juristja Gjikondi.
Juristja Gjikondi tha se ka shumë institucione që merren me dhunën ndaj grave, por punonjëst e tyre thjesht marrin rrogën dhe nuk marrin asnjë masë për të parandaluar këto fenomene të përsëritura.
“Është e tmerrshme që ky shtet paguan sektorë në çdo drejtori policie në çdo komisariat, në parlament ke komision që merret me dhunën e grave, ke një institucion që quhet Autoriteti i Komisionerit të Diskriminimit dhe ai merret me dhunën e grave, ke pafund OJF, të gjithë këto janë parazitë shushunja që marrin rroga”, tha Gjikondi.