TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I ftuar në emisionin Arena në RTV Ora nga gazetari Dritan Hila, ekonomisti Pano Soko tha se është e tmerrshme fakti që në vitin e shtatë të opozitës, po merremi me problemin e saj dhe jo me qeverinë.
Pano Soko: ''Në 2004-ën nuk fliste njeri për Sali Berishën, të gjithë ishin duke sharë Fatos Nanon. Në 2012-ën nuk fliste njeri për Edi Ramën, ishin duke sharë të gjithë Sali Berishën pa përjashtim. Jemi në vitin 2020, dhe në vitin e shtatë të opozitës, ne po merremi me opozitën dhe kjo është e tmerrshme. Jemi duke u marrë me problemet e opozitës. Në 2012-ën nuk thoshte njeri gjë për Edi Ramën, thonin të gjithë Saliu, Saliu, fajin e ka Saliu, dhe në të vërtetë ishin bërë të gjithë grumbull.
Ndërkohë ish-deputeti Ndoka e pyeti nëse Edi Rama është në rregull me këto që po bën.
Nard Ndoka: ''Edi Rama është në rregull?''
Pano Soko: ''Edi Rama është 100 herë me keq se Saliu po ne po merremi me opozitën sepse na mungon.''