AKTUALITET, 17 Qershor 2020, 20:12

Merkel paralajmëron valën e dytë të pandemisë: Ekonomia gjermane po pëson kolaps

Merkel paralajmëron valën e dytë të pandemisë: Ekonomia

Kancelarja Angela Merkel paralajmëroi një mundësi të një vale të dytë të pandemisë së koronavirusit në Gjermani. Sipas saj kjo situatë do të shkaktonte një pengesë në lehtësimin e masave kufizuese.

“Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan se Merkel ka pranuar se ekonomia gjermane po pëson “një kolaps të madh” për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid-19.

“Unë nuk jam e sigurt nëse ne kemi bashkuar shpresën dhe realitetin. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm për të mos përkeqësuar situatën tashmë të vështirë ekonomike”, paralajmëroi kancelarja gjermane.