TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Panik në brigjet e Fethiyes, në Turqi, pasi një anije turistike me 115 persona në bord u përfshi nga flakët mëngjesin e së enjtes, 13 gusht.
Zjarri dyshohet se ka nisur në kuzhinën e anijes dhe është përhapur me shpejtësi, duke detyruar pasagjerët dhe ekuipazhin të hidhen në det me jelekë shpëtimi. Ekipet e rojes bregdetare, autoritetet portuale dhe anije të tjera që ndodheshin në zonë ndërhynë menjëherë për evakuimin e personave në bord.
Sipas mediave turke, të gjithë 115 personat u shpëtuan. Dy persona u dërguan në spital për shkak të thithjes së tymit, ndërsa fëmijët iu nënshtruan kontrolleve mjekësore si masë parandaluese.
Zjarri u vu nën kontroll nga ekipet e emergjencës, por anija pësoi dëme të konsiderueshme materiale. Aktualisht po zhvillohet një operacion për tërheqjen e saj drejt bregut. Autoritetet turke kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit.
Fethiye'de bugün yanan, çocuklar için eğlence ve oyun temalı tur teknesinde çıkan yangının dehşet verici görüntüleri ve çocukların çığlıkları, tesellimiz can kaybı olmaması. pic.twitter.com/dU9ITQPHoA
— Loki (@AntiRTE) August 13, 2026