TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Gjergj Erebara
Këto janë shifrat më të ulëta të këtij treguesi në një dekadë.
Jetëgjatësia e pritshme në lindje është treguesi që mat se sa mund të jetojë një foshnjë që lind sot në rast se kushtet e përgjithshme të jetesës nuk ndryshojnë. [Link] Ky është një tregues indirekt i ecurisë së përgjithshme të zhvillimit njerëzor të një vendi, përfshirë ekonominë, zhvillimin e shërbimeve shëndetësore, zhvillimin shoqëror apo shkencor. Përgjatë shekullit të fundit në Shqipëri dhe në të gjithë botën jetëgjatësia është përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme.
Në vitin 2011, jetëgjatësia për burrat ishte 75.1 vjeç ndërsa për gratë, 79.7 vjeç.
Pandemia e koronavirusit filloi në pranverën e vitit 2020. Ministria e Shëndetësisë thotë se deri më 31 dhjetor 2020, nga COVID-19 vdiqën 1181 shqiptarë. Rreth dy të tretat e të vdekurve janë meshkuj dhe një e treta femra, gjë që duket se shpjegon edhe faktin se pse jetëgjatësia e pritshme në lindje ra në mënyrë drastike për burrat por jo në të njëjtën masë për gratë./BIRN/