TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të paktën katër persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi në një fabrikë në kryeqytetin libanez të Beirutit.
Sipas raportimeve të agjencisë kombëtare të lajmeve ANI shpërthimi ndodhi pas mesdite në një fabrikë në rrethin Burj al-Barajneh në periferi jugore të Beirutit. Sipas mediave lokale, një ngrohës uji dyshohet se shpërtheu duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Pamjet e publikuara në mediat sociale tregojnë automjete të parkuara që kanë marrë dëmtime. Në një video tjetër shfaqen tre viktima të mbuluara nga gjaku brenda ndërtesës.