TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Krimi tronditi sërish mbrëmë Tiranën. 27-vjeçari Mehmet Qema mbeti i vrarë me armë zjarri, ndërkohë që është shpallur në kërkim autori i dyshuar Marius Dema.
Ngjarja ndodhi në rrugën “5 Maj” në Tiranë, ndërsa në një foto të publikuar nga "Abc News" viktima, autori i dyshuar dhe disa shokë të tjerë kanë qenë në një lokal.
Në pamjet autori i dyshuar Marius Dema shfaqet me armë në dorë, ndërsa Mehmet Qema përballë tij, veshur me një triko gri.
Mësohet se personat në foto janë të gjithë shokë me njëri-tjetrin dhe banojnë në të njëjtën lagje.
Në kërkim policia ka shpallur gjithashtu edhe katër persona të tjerë: Erlind Peka, Bralid Aga, Blerim Hoti, Frenkli Myftari dhe Xhuljano Koçi.
Këta të fundit akuzohen për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Ngjarja ndodhi në rrugën “5 Maji”, ku pas të shtënave me armë mbeti i plagosur 27 vjeçari Mehmet Qema.
I riu humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.