AKTUALITET, 10 Maj 2021, 23:43

Ekzekutimi i Bledar Birçaj/ Gazetari Artan Hoxha jep detaje: Pse vrasja është tipike mafioze pasi autorët…

Ekzekutimi i Bledar Birçaj/ Gazetari Artan Hoxha jep detaje: Pse vrasja


Pas ekzekutimit të 40-vjeçarit, Bledar Birçaj në Vlorë, gazetari Artan Hoxha ka shpjeguar në emisionin “Opinion” detaje nga vrasja e ndodhur pasditen e së hënës në qytetin e Vlorës.

Referuar videos së regjistruar nga kamerat e sigurisë, Hoxha tha se bëhet fjalë për qitës të sprovuar që kanë patur për qëllim vetëm eliminimin e shënjestrës. Me ironi gazetari e ka cilësuar këtë ngjarje si hapja e sezonit të vrasjeve.

Nga mënyra se si qëllojnë janë qitës të sprovuar. Vendosja e automatikut në gjoks është pozicion i forcave Renea ose forcave Komando. Sa më shumë para paguan për një atentat aq më profesionist është vrasësi. Ata nuk kanë synuar të bëjnë dëm.

Makina ishte me xhama të zinj, por ata kanë qëlluar direkt mbi shoferin.  Janë dy qitës që nuk gabojnë dhe të koordinuar në mënyre perfekte. Të dy qitësit mbajnë pozicion diagonal për të shmangur goditjen e pasagjerit. Është një vrasje tipike mafioze”, tha gazetari.