BOTA, 15 September 2026, 19:29

Mafiozët italianë organizojnë gara të paligjshme me kuaj në autostradë, gjithçka shoqërohet me të shtëna

Një skenë që duket si e shkëputur nga një film aksion është regjistruar në Itali, ku anëtarë të dyshuar të mafies kanë organizuar një garë të paligjshme me kuaj në autostradë.

Në pamjet e publikuara, kuajt shihen duke vrapuar në rrugë, ndërsa automjete të shumta i shoqërojnë gjatë garës. Situata bëhet edhe më e rrezikshme pasi në sfond dëgjohen dhe shihen të shtëna armësh, të përdorura si pjesë e spektaklit.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta për shkak të rrezikut të madh që u është krijuar drejtuesve të automjeteve dhe qytetarëve që mund të ndodheshin në zonë.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për identifikimin e personave të përfshirë dhe zbardhjen e rrethanave të organizimit të kësaj gare të paligjshme.