AKTUALITET, 18 Qershor 2021, 21:00

Breshëri në madhësinë e gurëve në Elbasan, dëmtohen qindra ha tokë të mbjellash

Elbasani është përfshirë pasditen e sotme nga një stuhi breshëri, ku kësisoj, janë dëmtuar disa tokë të mbjella, kryesisht në njësinë administrative të Treganit.

Dëmet më të mëdha janë regjistruar në fshatin Muçaj, ku rreth 150 ha ullishte dhe 20 ha vreshtari rrushi janë dëmtuar plotësisht.

Stuhia e shiut, shoqëruar me breshër, zgjati rreth 20 minuta, ku si pasojë, tokat e punuara dhe mundi i fermerëve të zonës shkoi dëm.