TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pema e kakaos, dhe në veçanti pijet e bëra nga farat e thata, kanë qenë prej kohësh e lidhur me fiset Maya dhe civilizime të tjera të lashta.
Tani ekspertët thonë se farat e pemës kakao u përdorën për herë të parë në Ekuadorin e sotëm nga anëtarët e kulturës Mayo Chinchipe, madje pak a shumë si çokollata e sotme. Hulumtimet e shtyjnë datën e përdorimit të kakaos së parë për rreth 1,500 vjet dhe e ndryshuan vendndodhjen e orgjinës së saj me 1,400 milje në Amazon e sipërme.
“Është përdorur nga njerëz në këtë zonë më shumë se 5.000 vjet më parë – më herët se ne që kemi gjetur në Mesoamerikën dhe Amerikën Qendrore”, tha Prof Michael Blake, bashkëautor i hulumtimit nga Universiteti i British Columbia në Kanada.
“Ajo na tregon se është zbutur ose të paktën procesin e zbutjes e ka bërë në këtë fushë”, shton ai më tej. Duke shkruar në revistën “Nature Ecology and Evolution”, Blake dhe kolegët përshkruajnë se si e bënë zbulimin në një vend në malësitë e Ekuadorit të quajtur Santa Ana-La Florida.
Mendohet se kanë jetuar në mes të 5,500 dhe 3,300 vjet më parë dhe u zbulua një shoqëri e lashtë epanjohur, që quhet kultura Mayo Chinchipe.