AKTUALITET, 9 Janar 2020, 21:49

Nuk ndalen SHBA-të, ekzekutojnë një lider taleban në Afganistan

Nuk ndalen SHBA-të, ekzekutojnë një lider taleban në

Mullah Nangyalay u vra por zyrtarët vendas thonë se sulmi plagosi edhe dhjetëra kalimtarë të pafajshëm.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ofensivën e tyre ushtarake, duke vrarë këte hërë një lider taleban në Afganistan.

Më shumë se 60 civilë u vranë ose u plagosën në një sulm me avionë amerikanë duke synuar një komandant të lartë të grupeve talebanëve në provincën perëndimore të Afganistanit të Herat, thanë zyrtarët lokalë, raporton Al Jazeera.

Komandanti i Talibanëve, i quajtur Mullah Nangyalay, u vra në rrethin Shindand afër kufirit me Iranin, tha të enjten zëdhënësi i guvernatorit provincial Herat, Jailani Farhad.

“Sipas njerëzve, mbi 60 civilë u vranë dhe u plagosën në operacion,” tha Toryalai Tahiri, nënkryetari i këshillit provincial Herat, për median lokale afgane TOLO Neës.

Duke cituar Wakil Ahmad Karkhi, një anëtar i këshillit provincial Herat, TOLO Neës raportoi se “disa civilë janë vrarë dhe plagosur së bashku me luftëtarët e Mullah Nangyalai” në një sulm amerikan të mërkurën.