AKTUALITET, 9 Janar 2020, 21:17

Betohet ambasadorja e re amerikane në Shqipëri, Yuri Kim

Betohet ambasadorja e re amerikane në Shqipëri, Yuri Kim
Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është betuar ditën e sotme. Lajmi u bë fillimisht i ditur nga ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber, e cila nëpërmjet një postimi në Twitter ka uruar ambasadore e re në detyrë. Yuri Kim nuk është e para grua, në këtë funksion të lartë diplomatik që vjen në krye të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo është e treta. E para ambasadore amerikane grua që ka shërbyer në Shqipëri, është Mariza Lino, e cila shërbeu në periudhën korrik 1996 deri në maj 1999. Marsi Ries është e dyta dhe ajo shërbeu në periudhën tetor 2004-maj 2007. Yuri Kim ka shërbyer në poste të larta drejtuese dhe ka një eksperiencë të gjerë në çështje që lidhen me sigurinë kombëtare nga Europa, në Azi e deri në Lindjen e Mesme. Ajo pason ambasadorin amerikan Donald Lu në Shqipëri, mandati i të cilit nisi në 2014 dhe përfundoi në vitin 2019. Që prej largimit të Lu në ambasadën e SHBA-së në Tiranë ka patur një vakum dhe kjo ambasadë është drejtuar nga përfaqësuesja Leyla Mosses Ones.