TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kështu deklaroi lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, teksa mbajti një fjalim ditën e djeshme pas sulmit me raketa të ushtrisë iraniane ndaj dy bazave irakiene, ku ndodhej personel ushtarak amerikan dhe pajisje të SHBA-së.
Megjithëse nuk e përmendi emrin e këtij shteti "shumë të vogël dhe të keq" në Europë, mendohet se Khamenei i është referuar Shqipërisë, pasi në vendin tonë strehohen të paktën tre mijë muxhahedinë, të cilët në Iran konsiderohen si "tradhtarë" dhe "armiq" të regjimit islamik.
Këtë deklaratë të liderit suprem iranian e ka komentuar edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
I ftuar në Abc News, Mediu theksoi se as SHBA-ja nuk e ka luksin për ta injoruar një veprim të tillë dhe se duhet të jemi të përgatitur.
Sipas tij, shërbimet tona duhet të bëjnë një analizë të thellë, duke kryer disa veprime dhe vlerësuar të gjitha informacionet që vijnë.
Ai tha: Absolutisht, tha një vend i vogël. Ne nuk jemi si Amerika, por nuk do të thotë që nuk mund t’i kemi strukturat formale. Ne nuk jemi në NATO se duhet të na mbrojë, ne duhet të ndërtojmë një strukturë ndërvepruese që të paktën të mimizojmë efektet e një goditje të mundshme. Këtu nuk duhet të ndahemi, por duhet të jemi në një zë. Ka ardhur koha që duhet ti mendojmë disa gjëra seriozisht. E dëgjova kryeministrin që tha ne na mbron NATO. Ne nuk mund të mendojmë këtë, që nuk na sulmojnë se jemi në NATO. As Amerika nuk e ka luksin për të injoruar një veprim të tillë. E para shërbimet tona duhet të bëjnë një analizë të thellë. Ka disa veprime që kryhen. Ne duhet të jemi të përgatitur. Çështja është e analizës së këtij informacioni. Djalli fshihet në detaje. Duhet t’i vlerësojnë informacionet që vijnë."