AKTUALITET, 9 Qershor 2021, 10:23

“Nuk ka shkelje për shkarkimin e Metës”, Maliqi: Mbrojti votën e lirë

“Nuk ka shkelje për shkarkimin e Metës”, Maliqi: Mbrojti

Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi doli në mbështetje të presidentit Ilir Meta para nisjes së seancës plenare ku pritet të votohet propozimi i socialistëve për shkarkimin e kreut të shtetit.

Maliqi tha se nuk ka shkelje për shkarkimin nga detyra të Metës duke e cilësuar atë si të vetmin njeri që ka mbrojtur votën e lirë.

“Nuk ka shkelje për shkarkimin nga detyra të Metës. Presidenti është i vetmi njeri që mbron votën e lirë.

Edi Rama ka ngritur alibinë që një pjesë e ndërkombëtarëve e mbron dhe një tjetër e sulmon,” u shpreh Maliqi para mediave.