AKTUALITET, 12 Maj 2021, 16:06

Nuk e ftuan në festë, 28-vjeçari në SHBA vrau të dashurën dhe pesë të tjerë

Nuk e ftuan në festë, 28-vjeçari në SHBA vrau të

Qyteti i Colorados, në SHBA, është tronditur fundjavën e kaluar pasi një festë familjare u kthye në tragjedi. Për një hatërmbetje, 28-vjeçari Teodoro Macias u hakmor ndaj miqve të tij pasi nuk e kishin ftuar në një festë ditëlindjeje.

Ai mori armën dhe vrau të dashurën e tij dhe pesë të njohur të tjerë. Ndërkohë konflikti kishte nisur një javë më parë ku familja kishte disa probleme, teksa Macias paraqitej si një tip shumë xheloz.

Ngjarja ndodhi gjatë fundjavës dhe ishte e papritur pasi Macias kishte vetëm një vit lidhje me të dashurën dhe s’kishte asnjë rekord kriminal.