TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sedat Peker, një udhëheqës i mafias turke, u arrestua në Maqedoninë e Veriut dhe do të ekstradohet në Turqi përmes Kosovës, njoftoi të hënën gazetari turk, Ahmet Dönmez, raporton Ahval.
Sipas Dönmez, Peker aktualisht mbahet në një stacion policor në Shkup, kryeqytetin e Maqedonisë Veriore. Ai gjithashtu shkruan se Peker u arrestua me kërkesë të Turqisë nga policia maqedonase.
Media lokale e lajmeve maqedonase, Koronos, e përshkroi Peker si një “zot të famshëm të drogës” dhe raportoi se ai ishte akuzuar për përpjekjen e tij për t’i kontaktuar trafikantët e drogës në Maqedoninë e Veriut.
Peker kishte disa armiq të dukshëm të nivelit të lartë brenda Turqisë, duke përfshirë Berat Albayrak, dhëndrin e Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe Alaatin Cakici, një bos mafie afër Devlet Bahceli, partner i koalicionit me Erdoganin.
Ahval është website mediatik i financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe që raporton vetëm për Turqinë, që është hapur në vitin 2017.
Në shkurt të vitit 2018, Ahval u bllokua nga qeveria turke për përdoruesit në Turqi.