TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qeveria portugeze do të shtrëngojë masat kufizuese në vend, pasi rastet me koronavirus në rritje po ushtrojnë presion mbi spitalet.
Në të njëjtën kohë, dje vendi regjistroi një rekord negativ të 167 vdekjeve duke e çuar në 9,028 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.
Vendi me 10 milion banorë, i cili është mbyllur që nga e premtja e kaluar në përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit, gjithashtu njoftoi numër rekord të infektuarish me Covid-19.
Mes shqetësimeve se qytetarët kryesisht nuk po respektojnë kufizimet e bllokimit, spitalet portugeze po përpiqen të menaxhojnë rritjen e rasteve dhe ndërsa Portugalia tani është vendi me mesataren më të lartë të rasteve të reja në shtatë ditët e fundit.