LIFESTYLE, 22 Nëntor 2019, 16:24

Një kamion me 20 ton çokollatë vidhet në Austri

Një kamion me 20 ton çokollatë vidhet në Austri

Ka paraqitur dokumente false dhe ka arritur të vjedhë një ngarkesë me 20 ton çokollatë në bordin e një kamioni, që për momentin është zhdukur.

Mjeti i rëndë ishte drejtuar nga Austria drejt Belgjikës. Autori i vjedhjes, sipas asaj që citojnë mediat austriake , ka prezantuar dokumente të falsifikuara. Cokollata e vjedhur ka një vlerë rreth 50 mijë euro dhe ngarkesa nuk mbërriti kurrë në destinacion.

Me sa duket nuk bëhet fjalë për një rast të izoluar: ’Në vitet e fundit kemi gjithmonë e më shpesh kamionë të ngarkuar që nuk mbërrijnë në destinacion… edhe me çokollatë’, ka pranuar një zëdhënës i policisë.