TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Portugali ditën e Vitit të Ri. Një punonjëse e kujdesit shëndetësor ka ndërruar jetë dy ditë pasi bëri vaksinën Pfizer.
Sipas mediave ndërkombëtare, Sonia Acevedo, 41 vjeç humbi jetën rreth 48 orë pasi mori vaksinë e Pfizer kundër koronavirusit, pavarësisht se nuk ka pasur ndonjë efekt anesor të menjëherëshëm.
Ndërkohë, ditën e nesërme pritet që të bëhet autopsia për të parë edhe shkakun e vdekjes. Nëna e dy fëmijëve ka punuar në pediatri në Institutin Portugez të Onkologjisë në Porto.
“Në lidhje me vdekjen e papritur të një ndihmësi operativ nga IPO në Porto më 1 janar 2021, Bordi i Drejtorëve konfirmon ngjarjen dhe shpreh keqardhje të sinqertë për familjen dhe miqtë. Kjo humbje ndihet edhe këtu. Shpjegimi i shkakut të vdekjes do të ndjekë procedurat e zakonshme për këto rrethana”, deklaroi Instituti Portugez i Onkologjisë në një deklaratë zyrtare.