AKTUALITET, 4 Janar 2021, 18:12

Soreca uron Xhaçkën dhe Peleshin: Të vijojmë punën së bashku që Shqipëria të ecë më shpejt drejt BE

Soreca uron Xhaçkën dhe Peleshin: Të vijojmë punën

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka uruar menjëherë dy ministrat Xhaçka e Peleshi në postet e reja që ata marrin nga sot pasi Parlamenti miratoi dekretet e Presidentit për emërime.

Soreca thotë se pret tashmë nga Olta Xhaçka si Ministre e Jashtme dhe Niko Peleshi si Ministër i Mbrojtjes që të vijohet puna e përbashkët për të ndihmuar Shqipërinë që të ecë më shpejt në rrugën për anëtarësim në BE.

Ai nuk harron një falënderim për ish-ministrin e jashtëm në detyrë Gent Cakajn për bashkëpunimin.

STATUSI NGA LUIGI SORECA

Urime Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi për emërimin e tyre si Ministra për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të Mbrojtjes. Presim të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ndihmuar Shqipërinë të ecë shpejt në rrugën e saj të BE-së të pranimit. Faleminderit Gent Cakaj për bashkëpunimin e shkëlyqer midis BE dhe Shqipërisë.

https://twitter.com/LSorecaEU/status/1346135277019013125?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1346135277019013125%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fparlamenti-i-miratoi-soreca-uron-xhacken-e-peleshin-presim-te-vijojme-punen-se-bashku-qe-shqiperia-te-ece-me-shpejt-drejt-be%2F