AKTUALITET, 23 Maj 2020, 16:26

“Nëna po ulërinte, u tmerrua, ai ia tërhoqi vajzën nga dora dhe…”, dëshmitari tregon momentet e panikut, si shpëtoi 4-vjeçarja nga rrëmbimi

“Nëna po ulërinte, u tmerrua, ai ia tërhoqi vajzën nga

Një nga djemtë dëshmitarë të momenteve të panikut që ndodhën sot në Korçë, kur një djalë rreth moshes 20 vjeç ka tentuar t’i rrëmbejë nga duart nënës vajzën e saj 4-vjecare, ka treguar të gjithë ngjarjen.

Duke folur për mediat, djali i quajtur Xhoniel Qelemeni, banor i lagjes ku ndodhi ngjarja, tregoi si arriti të shpëtojë vajzën nga duart e të riut.

“Ishte e ëma dhe vajza kaluan këtu në rrugë. Unë isha me dy shokë, po rrija tek bordurat, pashë një tip që kaloi këtu, edhe vajti nga mbrapa ta rrëmbente çupën. I thirrëm ne çfarë bën ti dhe ai u tremb, ne e ndoqëm me vrap, nuk e njihja si person. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:20. E ndoqa me vrap djalin ai u lodh, me disa shokë e zumë, e kapën, rastisi që kaloi edhe policia edhe e kapën.

Nëna po thërriste, u tremb, u tromaks. Unë pastaj vajta e pyeta e ke gjë këtë djalin se mos e kishte të afërm. Në ato momente vajza ishte e trembur. Në këtë lagje nuk kishte ndodhur më parë kjo gjë”, tha i riu.