TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi me publikimin e “Live it Up”, himnit të Kampionatit Botëror të Futbollit, publikoi edhe projektin e saj më të ri muzikor “Prisoner”.
Kjo është një këngë e stilit “reggae” dhe ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare menjëherë pas publikimit. Mund të themi se kohët e fundit Era po ndjek rrymën “reggaeton”, madje edhe kënga e Kampionatit Botëror në Rusi, në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam është në këtë zhanër muzikor.
Ndërsa është duke shijuar sukseset e fundit, Era është nisur nga New York-u për në Xhamajka ku do të realizojë klipin e saj të ri. Pjesë e ekipit të këngëtares shqiptare mësohet se është edhe artisti kosovar Astrit Ismaili, i cili ka realizuar performancën artistike të Erës në këngën “E dehun”.
[video width="640" height="1136" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/06/34541335_2102431133348478_3189778932387855355_n.mp4"][/video]