TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Klea Huta prej kohësh duket se i është përkushtuar tërësisht muzikës, pasi nuk e kemi parë duke prezantuar asnjë emision të ri televiziv. Pak kohë më parë ajo publikoi këngën e saj të re “Bla Bla Bla” që u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar.
Së fundmi po përflitet se moderatorja e njohur do të rikthehet shumë shpejt në ekran dhe këtë herë jo në televizionin “Klan”, por në “Top Channel”.
Sipas burimeve pranë ‘Blitz.al’ është mësuar se Klea do të prezantojë një emision të ri në “Top Channel”, i cili do t’i dedikohet personazheve shqiptarë që janë bërë të njohur jashtë vendit.
Në fillim u përfol se këtë emision do e prezantonte motra e këngëtarit Dren Abazi, Rina, por siç duket “Top Channel” ja ka besuar Kleas.
Burimet shtojnë se ky emision do të përbëhet nga 12 puntata ku do intervistohen 12 personazhe të njohur të cilën jetojnë jashtë Shqipërisë, për këtë arsye stafit do t’i duhet të udhëtojë në vende të ndryshme të botës si Amerikë, Angli e të tjerë. Ndër të tjera pjesë të këtij emisioni do të jenë Emina Cunmulaj, Angela Martini, Ermonela Jaho e shumë personazhe të tjerë të famshëm.