TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në seancën plenare që po mbahet ditën e sotme, ku do të votohet për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, fjalën e ka marrë edhe kryeministri Rama.
Ai tha se Presidenti duhet të shkarkohet sepse ka "turpëruar" Shqipërinë përpara aleatëve dhe ka mbaruar punë me rolin që i ka dhënë Parlamenti.
"Ilir Meta ka tradhtuar misionin e Presidentit, ka poshtëruar Kushtetutën, ka shembur institucionin e garantit të unitetit kombëtar, ka dhunuar kufirin jetik të ndarjes së pushteteve në demokracinë tonë parlamentare. Ilir Meta ka turpëruar Shqipërinë në marrëdhënien krejt speciale me SHBA-të.
Ilir Meta ka shgarravitur fytyrën e shtetit shqiptar, në marrëdhënie me përfaqësitë e bashkësisë demokratike ndërkombëtare. Ilir Meta, i ka humbur plotësisht dhe përfundimisht të gjitha shanset që i janë dhënë bujarisht, në mënyrë të përsëritur, për t'u kthyer në binarët e arsyes morale dhe ligjore. Shqipëria nuk mund ta mbajë më në kurriz Ilir Metën, duke u bërë gazi i botës. në sytë e miqve të saj dhe vetë qytetarëve të saj.
Ndaj ky parlament sot, duhet të ushtrojë pa ngurim, vullnetin e më shumë se 90% të popullit shqiptar për ta shkarkuar Ilir Metën nga detyra. Keqardhje për mikun tonë të dikurshëm Ilir, por Meta i sotëm nuk mund të ketë më kurrsesi statusin e lartë që i ka dhënë Parlamenti. Ilir Meta ka mbaruar punë me rolin që mori nga parlamenti dhe fjalët për të si President kanë mbaruar, tani të flasë parlamenti me votë", tha Rama.
/TPZ.al/