SPORT, 14 Korrik 2021, 12:31

“Në stadiume neutrale dhe më pak ndeshje”, La Liga drejt revolucionit

“Në stadiume neutrale dhe më pak ndeshje”, La Liga drejt


Futbolli ka nevojë për ndryshim për t’u bërë më emocionues dhe në Spanjë po propozojnë një model të ri të La Liga. Është presidenti i federatës së Futbollit, Luis Rubiales që tregon më shumë rreth këtij plani.

Ai shprehet se do i dërgojë disa propozime presidentit te LaLiga, Javier Tebas. Pretendohet që për të rritur spektaklin të luhen më pak ndeshje, që natyrshëm do jenë më të forta dhe surprizuese.

“Ne do i propozojmë disa ndryshime Tebas dhe LaLiga. Një mundësi është të luhen ndeshjet e La Liga në stadiume neutrale, ose të luhen më pak ndeshje për të qenë kampionat më emocionues”, tregon ai.