TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Barcelona pagoi 120 milion euro për ta transferuar Antoine Griezmann, i cili nuk është se e ka justifikuar investimin e bërë tek ai.
Një ditë më parë u raportua se Chelsea po tenton ta huazojë francezin. Ai ka një pagë shumë të lartë, rreth 25 milion euro në sezon, që është një pengesë e madhe.
Në Spanjë Mundo Deportivo raporton se Griezmann mund të këmbehet me Saul Nigez, mesfushorin e Atletico Madrid që kërkohet nga disa klube të mëdha.
Bisedimet thuhet se janë në rrugën e duhur. Griezmann nuk është kundër rikthimit në Madrid, ndërsa Saul preferon katalanasit para shumë klubeve të tjera.
https://twitter.com/ManagingBarca/status/1415181190609338368?s=20
Mes të tjerave theksohet se shkëmbimi është çështje kohe. Ky lajm ka qarkulluar edhe disa ditë më parë dhe ngërçi që paraqitej lidhej me pagën e Griezmann, që Barcelona duhet ta plotësojë për shkak se francezi nuk pranon ulje nga kontrata aktuale.