LIFESTYLE, 8 Qershor 2019, 12:49

Në rrjet ka plasur humori, Donald Trump shkruan se “Hëna është pjesë e Marsit”



“Për të gjitha paratë që shpenzojmë, NASA nuk duhet të flasë për vajtjen në Hënë, e kemi bërë 50 vjet më parë një gjë të tillë. Duhet të përqendrohen në gjëra më të mëdha, përfshirë Marsin (në të cilin bën pjesë Hëna), Mbrojtje dhe Shkencë”, ka shkruar një ditë më parë presidenti amerikan, Donald Trump në “Twitter”.

Teksa kritikoi NASA-n, Trump bëri gjithashtu një gafë mbi planetin Mars dhe satelitin e tokës, Hënën.

Ky status u bë menjëherë viral dhe plasi humori në rrjet. “Le të ndërtojmë një mur mes Tokës dhe Hënës për të parandaluar uljen e ardhshme”. Ju nuk jeni i aftë për të udhëhequr këtë vend (ose shpjegoni sistemin diellor për fëmijët)”, janë disa nga postimet që kanë bërë përdoruesit e “Twitter”-it.

“I ka deklaruar vendit dhe botës se Hëna është pjesë e Marsit dhe nëse e thotë presidenti është e vërtetë “, është një nga “twittim”-et e përdoruesve.