LIFESTYLE, 7 Qershor 2019, 12:36

FOTO/ Rekord botëror, 21 vjeçe dhe ka vizituar 196 vende të botës


Për disa mund të jetë e pabesueshme, por është e vërtetë. Për disa të tjerë është thjesht një ëndërr.

Nihuni me këtë vajzë e cila është vetëm 21 vjeçe dhe ka udhëtuar në plot 196 vende të botës, duke thyer kështu rekord botëror. Më 31 maj Lexie Alford nga Kalifornia vizitoi vendin e fundit që i mungonte, Korenë e Veriut.

Lexie u bë personi më i ri në botë që ka qenë në të gjitha 196 vendet e botës.

Ajo theu rekordin e James Asquith, i cili udhëtoi të gjitha vendet e botës deri në moshën 24 vjeçare.