AKTUALITET, 1 Shkurt 2020, 13:55

Në prag të marrëveshjes për qeverinë e re! Vjosa Osmani tregon lëvizjet e fundit

Në prag të marrëveshjes për qeverinë e re! Vjosa Osmani


Deputetja e LDK, Vjosa Osmani, ka deklaruar se do të mbajnë një mbledhje me disa nga anëtarët e kryesisë së partisë, për të diskutuar për seancën e së hënës.

Ajo tha se përpjekjet për arritjen e marrëveshjes më VV-në, janë më intensive se herwt e kaluara.

“Natyrisht për përgatitjet për seancën e së hënës, është evidente. Për të gjitha çështjet do të deklarohemi pasi të përfundojë takimi, sepse kemi sot takim konsultativ për këto tema të cilat po iu interesojnë edhe juve. Në momentin që kemi vendime edhe rezultate nga ky takim natyrisht që do t’iu informojmë”, tha ajo.

E pyetur se a kanë sinjale nga LVV se kanë hequr dorë nga kryeparlamentari, Osmani nuk tregoi detaje.

“Krejt çka mund të them është që përpjekjet për arritjen e marrëveshjes janë më intensive se çdoherë më parë dhe unë shpresoj që të përfundojnë me rezultat të mirë”, tha ajo.

/Express