AKTUALITET, 5 Maj 2021, 11:19

Ndërroi jetë për shkak të Covid-19, Rama mesazh ngushëllimi për aktorin Guljelm Radoja: Lamtumirë i dashur mik!

Ndërroi jetë për shkak të Covid-19, Rama mesazh

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar pas lajmit se aktori i njohur, Guljelm Radoja, ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka publikuar një foto të aktorit në një nga rolet e tij në kinematografi, ai shkruan: “Lamtumirë i dashur mik”.

Kujtojmë se prej ditësh aktori Radoja ndodhej i intubuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku dhe ndërroi jetë këtë të mërkurë.

⚫️ LAMTUMIRË I DASHUR MIK

Posted by Edi Rama on Wednesday, May 5, 2021