AKTUALITET, 5 Maj 2021, 10:59

Non-papersi për ndryshimin e kufijve, Varheleyi mohon dokumentet nga Tirana: Nuk janë të vërteta!

Non-papersi për ndryshimin e kufijve, Varheleyi mohon dokumentet nga

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama janë pyetur gjatë konferencës për shtyp në Rinas për dokumentin “Non paper” që flet për ndryshim të kufijve në Ballkan.

Varhelyi garanton se një gjë është e sigurt se ky dokument nuk është i vërtetë, pra nuk janë ide të vërteta apo reale, por thekson me batutë se i ka zili ata që kanë kohë të bëjnë letra të tillë.

Pyetje: Çfarë dini për këtë dokument "non paper’’?

Varhelyi: Është në fakt si një stinë ku tashmë ne po shohim që kanë lulëzuar dokumenta të tilla që quhen “non paper’’. Interesante kur dëgjojmë fjalë të tilla. E sigurt se nuk janë të vërteta. Po të ishin të vërteta do të ishin të shqetësuar.

Ripëcaktimi i kufijve e dimë të gjithë ku na çon. Nuk jam i mendimit që ndokush që është serioz do e vinte diçka të tillë mbi tryezë, e në veçanti në këtë rajon. Nuk jemi dakord me asnjë pjesë të saj.

Nuk janë ide të vërteta e reale. Ndoshta u shërben disa interesave të tjera.

Më vjen mirë dhe jam shumë i qetë që janë njoftuar nga ata persona që u është atribuar ky dokument “non paper’’.

Kjo stinë është si do e bëjmë këtë stinë, stinën e Ballkanit Perëndimor, dhe si do mbajmë Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Si do të punojmë për aplikimin e metodologjisë së re për Serbinë e Malin e Zi. Si do të vijojmë për dialogun.

Të arrijmë këto. I kam zili të gjithë ata që kanë kohë të bëjnë letra e dokumenta të tilla.