AKTUALITET, 11 Korrik 2021, 11:06

Muzikë pas orës policore/ E pëson pronari i lokalit në Ishull Lezhë, ja gjoba e vendosur ndaj tij

Muzikë pas orës policore/ E pëson pronari i lokalit në


Pronari i një lokali që ushtronte aktivitet me muzikë  në Ishull Lezhë është ndëshkuar me gjobë nga Policia.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në Ishull Lezhë, një subjekt që po vijonte organizimin e aktivitetit me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje“, thuhet në njoftim.

Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për pronarin e subjektit, shtetasin V.J.,banues në Ishull Lezhë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve“, vijon njoftimi.

Njoftimi i plotë

Vijojnë kontrollet nga Policia e Lezhës, për monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

U konstatua duke ushtruar aktivitet me muzikë, ndëshkohet me masë administrative, pronari i një subjekti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të kontrolleve për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në Ishull Lezhë, një subjekt që po vijonte organizimin e aktivitetit me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për pronarin e subjektit, shtetasin V.J.,banues në Ishull Lezhë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.