AKTUALITET, 10 Korrik 2021, 20:31

Mjeti lundrues pëson defekt në det/ Shpëtohen nga mbytja dy persona të tjerë në Vlorë

Mjeti lundrues pëson defekt në det/ Shpëtohen nga mbytja dy

Dy persona të tjerë janë shpëtuar sot në det. Një mjet lundrues pësoi defekt pranë zonës të kalasë në Vlorë.

Personat që ndodheshin në mjetin lundrues kërkuan ndihmën e policisë. Pas ndërhyrjes së policisë kufitare dy persona janë shpëtuar nga mbytja.

Kujtojmë që 5 persona u shpëtuan po sot nga policia kufitare në Karaburun, pasi rrezikuan mbytjen pas një defekti në skaf.