TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka cilësiar provokim patrullimin e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës.
Në një intervistë për mediat, Muastafa ka deklaruar se Serbia provokoi në Karaçevë. Mustafa ka folur për mospajtimet brenda koalicionit qeverisës, dhe për procesin e dialogut.
“Lëkundje nuk ka, por është e domosdoshme që të ulemi të bisedojmë për këto çështje. Pas shërimit të kryeministrit Avdullah Hoti, do të takohemi me partnerët e koalicionit për të biseduar për të gjitha çështjet”, është shprehur ai.
Mustafa ka kërkuar nga Partia Demokratike e Kosovës bashkëpunim në dialogun me Serbinë.
Kreu i LDK-së po ashtu ka thënë se e konsideron të nevojshëm që ligji për kategoritë e luftës të tërhiqet nga Kuvendi për rishqyrtim.